16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Studentët sfidojnë motin, çfarë pritet të ndodhë sot me protestën

spot_img

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë. Sot është dita e 11-të që ata do të kërkojnë me ngulm plotësimin e pikave të adresuara me shkresë zyrtare tek kryeministria dhe Ministria e Arsimit.

Studentët vijojnë të jenë të vendosur se nuk do të ketë asnjë dialog dhe negociata me shefin e ekzekutivit pa i plotësuar më parë të 8 pikat. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga kryeministri Rama.

Gjatë ditës së sotme është theksuar se protesta e studentëve do të jetë mbarëkombëtare. Ashtu siç u bë dhe thirrja e djeshme nga studentet drejtuar qytetareve.

Ditën e djeshme studentët protestues para kryeministrisë paralajëmruan se nëse nuk do të plotësoheshin 8 kërkesat e tyre ata do të përshkallëzonin protestën e tyre dhe do t’u bënin thirrje gjithë shqiptarëve t’u bashkohen.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat