Studentët vijojnë protestën para kryeministrisë

Studentët vazhdojnë edhe sot protestën e tyre në ditën e 12 të saj. Ata janë grumbulluar para Kryeministrisë.

Studentët vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e 8 pikave dhe thonë se nuk do të ndalen. Të hënën ata kanë thirrur një protestë kombëtare duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’u bashkohen.

Një grup studentësh kanë qëndruar gjithë natën para kryeministrisë.

Studentët gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe gjimnazistëve të bashkohen në protestën e tyre ditën e nesërmë.

“Protesta sot siç e shihni po vazhdon. Disa kanë qëndruar gjatë gjithë natës për t’i treguar kryeministrit se arrogancën e tij duhet t’ia tregojë ndaj atyre që ka nëpunës ndoshta, jo ndaj studentëve dhe jo ndaj popullit që e kemi zgjedhur. Ne jemi sovrani, ai është një punëmarrës i thjeshtë dhe të përmbushë kërkesat tona. Ne presim qytetarët të na mbështesin. Gjatë protestës së nesërme, u bëjmë thirrje të gjithëve sidomos drejtoreshave të shkollave të Tiranës, të lejojnë gjimnazistët të vijnë këtu”-u shpreh një prej studentëve.

Lër një koment