Studentët vijojnë protestën: Të rrëzohet ligji!

studentet.jpg

Protesta e studentëve para Kryeministrisë ka vijuar edhe pasditen e sotme. Por, këtë herë ka qenë një grup një grup i vogël prej tyre.

Ata janë shprehur mjaft skeptikë ndaj iniciativave të qeverisë së kryeministrit Rama.

Nëse flasim për 11 VKM disa prej tyre kanë ekzistuar në 2015 por kush na jep garanci që këto do të jenë të zbatueshme sot e nuk përfundojnë si herën e parë. Po ka dhe pika të tjera që janë evazive.  Sa herë vijnë zgjedhjet elektorale na thonë karta e studentit por asnjë s’i ka bërë. Pakti që kanë bërë këshilla studentorë na jep shpresë“, u shprehën ata.

Gjithashtu, një studente shpjegoi se kërkesat nuk mund të plotësohen pa u rrëzuar ligji i arsimit të lartë.

“Pa rënien e ligjit të arsimit të lartë nuk plotësohen kërkesat. Kjo i hap rrugë kërkesave që kemi parashtruar”, saktësoi ajo./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303