fbpx

Studentja hedh në gjyq universitetin pasi nuk gjen punë

student2.jpeg

37 vjeçarja Anna Alaburda ka paditur universitetin ku është diplomuar, sepse pavarësisht se është diplomuar me rezultate të larta, ajo ende nuk ka mundur të gjejë një punë si avokate.

Ajo u diplomua në vitin 2008 në Thomas Jefferson Universiteti i Juridikut.

Për studimet e saj, Anna ka shpenzuar 170,000$, të cilat i ka marrë kredi në bankë si shumë studentë të tjerë.

37 -vjeçarja vendosi të padisë universitetin, duke i akuzuar ata për manipulimin e statistikave të punësimit duke paraqitur të dhëna që tregonin se të diplomuarit e këtij universiteti gjenin punë më lehtë dhe fitonin më shumë se sa ishte me të vërtetë, për të tërhequr sa më shumë studentë.

Pra sipas saj gjithçka ishte një manipulim për përfitimin monetar të universitetit.

Ka pasur edhe raste të tjera kur studentët janë ankuar për universitetet ku kanë përfunduar studimet e tyre, por është hera e parë që rasti nuk u refuzua menjëherë nga gjyqtari dhe u lejua të nisë procesi gjyqësor kundër universitetit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303