fbpx

Studentja vjen nga Wuhani në Shqipëri, kalon me sukses të gjitha testet

virus.png

Një studente shqiptare e cila jetonte në Wuhan, ka mbërritur në Shqipëri. Sipas “A2”, studentja shqiptare ka kaluar të gjitha testet dhe ka rezultuar që nuk është e infektuar. Megjithatë, ajo po mbahet në monitorim nga autoritetet shqiptare.

Një ditë më parë, u raportua se një tjetër studente shqiptare në Wuhan, Silvana Doçi, kishte kërkuar që të evakuohej prej andej, por për momentin nuk ishte e mundur.

Ambasada jonë në Kinë konfirmon se deri më sot nuk ka asnjë të infektuar shqiptar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303