Studim/ A duhet të pijmë kafe?

Kur flasim për kafen, ka qëndrime dhe studime të ndryshme të cilat shpesh bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Kafeja është kthyer në pijen më të populluar dhe të domosdoshme të njerëzimit. Por dilema është: A duhet të pimë kafe apo jo?

Studimi i fundit tregon se përse kafeja duhet të konsumohet çdo ditë duke sjellë 3 rezultate të pakundërshtueshme të dobishme për shëndetin:

1-Kafeja rrit Nivelin e adrenalinës. Kjo do ju ndihmojë të vraponi, të luani apo të bëni çdo lloj aktiviteti fizik më shpejt.

2-Forcon sistemin imunitar

3-Përmirëson kujtesën

Megjithatë ekspertët thonë se përpara se të konsumoni kafen duhet të keni parasysh nivelin e kortizolit (hormonit të stresit) në gjak. Disa njerëz e arrijnë kulmin në orën 8- 9 të mëngjesit, të tjerë në orën 12- 1 të drekës ose në 5:30- 6:30 të pasdites.

Prandaj këshillohet që kafen ta pini në momentin që filloni të ndiheni të lodhur. Nëse pini një filxhan me kafe në orën 8 të mëngjesit, në orën 1 të drekës do të kenë mbetur vetëm 100 mg kafeinë në trupin tuaj. Efekti rigjenerues i saj zgjat 4- 6 orë.

Studimi tregon gjithashtu se personat që konsumojnë çdo ditë kafe kanë më pak mundësi të preken nga sëmundje të ndryshme. Mundësia për tu prekur nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe demenca është shumë e ulët.

Për të gjithë të dashuruarit pas kafesë, vazhdoni të shijoni pijen tuaj të preferuar.

/real-news.tv/