Studim/ Birra i bën meshkujt më kreativë

Sipas një studimi shkencor nga shkencëtarët e Universitetit të Illionis në Chicago, u zbulua se birra ndikonte pozitivisht tek meshkujt.

Të anketuarve shkencëtarët u kanë dhënë enigma mprehtësie të tipit shtimi i fjalëve në varg, ndërsa ata që kishin pirë më parë një litër birrë janë treguar më të shpejt dhe më të mirë.

Grupi i cili ka pirë dy kriklla birrë para zgjidhjes kanë pasur 40 për qind rezultate më të mira, ndërsa mesatarisht problemet i kanë zgjidhur 2.5 sekonda më shpejt se grupi që nuk ka pirë birrë.

Përfundimi i shkencëtarëve është që alkooli vepron më mirë në zgjidhjen e detyrave kreative, derisa me detyrat që kanë lidhje me memorien shkakton probleme. /real-news.tv