Studim/ Djathi përmban substanca që ndodhen tek drogat

A keni dëgjuar se edhe djathi mund të krijojë varësi te njerëzit?

Sipas studimeve rezulton se substanca kimike që ndodhet te drogat që krijojnë varësi, ndodhet edhe te djathi.

Shkencëtarët kanë studiuar për një kohë të gjatë ushqime të shumta dhe kanë shpjeguar se pse disa ushqime të caktuara janë më tërheqëse se të tjerat. U vërejt se ushqimet e përpunuara lidheshin me sjellje apo zakone të përsëritura. Kjo ndodh për arsye se kur filloni të konsumoni ushqimet e yndyrshme, janë më vështirë të mënjanohen.

Ky studim kishte si qëllim matjen e shkallës së varësisë që kanë njerëzit ndaj ushqimeve, dhe është zbuluar se djathi  ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore.

Pra të gjithë personat që nuk konsumojnë dot të paktën një vakt në ditë pa e shoqëruar me djathë, na lejoni t’ju themi se keni varësi ndaj djathit.