Studim/ Muzika lehtëson dhimbjet e kancerit

Hospital_shutterstock_226778335-780x433.jpg

Dëgjimi i muzikës në shtëpi mund të zvogëlojë dhimbjen e pacientëve të kancerit dhe simptoma të tjera të pakëndshme si lodhja, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.

Ekspertët thanë se muzika mund të bëjë që truri të lëshojë kimikate të mira, përfshirë endorfine dhe hormonet dopamine dhe serotonin.

Muzika gjithashtu mund të veprojë si një zbavitje e mirëpritur, duke i bërë njerëzit të mendonin për gjëra të tjera dhe jo për sëmundjen e tyre – tregojnë të gjeturat me pacientët që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Gjysma prej tyre dëgjuan muzikë në shtëpi – klasike, të popullarizuar apo tradicionale – përmes një  MP3 player.

Pacientëve të tjerë iu dha një MP3 player, por ata mund të zgjedhnin të dëgjonin vetëm tingujt e ambientit, që në të kaluarën është provuar dhe nuk ka treguar sukses.

Grupi i pacientëve që dëgjoi muzikë përgjatë gjashtë javëve ka treguar lehtesime te dhimbjes e ldhjes fizike e psikike.

Autorët e studimit thanëse “në përmbledhje, dëgjimi i muzikës mund t’i tërheqë përkohësisht pacientët nga dhimbja e tyre dhe t’ju sjellë gëzim” /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303