Studimi: Bateritë e celularëve të rinj zgjasin më pak

bateri.jpg

Celularët po bëhen gjithmonë e më të sofistikuar me kalimin e viteve, por duket se bateritë e tyre nuk po e ndjekin dot hapin e zhvillimeve teknologjike.

Të paktën kështu thotë një studim i “The Washington Post”, që ka dalë në përfundimin se kohëzgjatja e baterisë në telefonat e fundit është më e ulët sesa ajo e telefonave më të vjetër.

“The Post” bëri teste baterie në 13 celularë, duke përfshirë iPhone XS dhe Pixel 3. Në mënyrë të çuditshme u vu re se bateria e iPhone XS mbajti 21 minuta më pak sesa bateria e paraardhësit të tij, iPhone X.

Ndërkohë, bateria e Pixel 3 “vdiq” një orë e gjysmë përpara baterisë së Pixel 2.

scroll to top