fbpx

STUDIMI: Covid-19 mund të përhapet më lehtë sesa mendohej në shkolla

5f1188f73f73703dc37b4314.jpg

Një raport i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka evidentuar se Covid mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore.

Monitorimi është bërë pas shpërthimeve të rasteve të reja në shtetin amerikan të Xhorxhisë dhe në Izrael.

Xheorxhia sugjeron se fëmijët, madje edhe rastet asimptomatike, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e Covid-19.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar të asaj që duket se ka qenë një ngjarje “super-përhapëse” në Xheorxhia, ku më shumë se 200 adoleshentë që morën pjesë në një kamp veror YMCA u infektuan brenda natës.

Ky studim bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme ku duket se konsensusi është se fëmijët rrallë transmetojnë virusin midis tyre ose njerëzve të tjerë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303