fbpx

Studimi i ri: Brenda 3 viteve makinat elektrike do të jenë më pak të kushtueshme se ato me karburant

Nissan-Leaf.jpeg

Makinat elektrike me shumë gjasa do të bëhen më pak të kushtueshme se ato me karburant në 2 ose 3 vjet, thotë një raport i ri.

Grupi kërkimor i energjisë BloombergNEF, thotë se çmimi i mjeteve elektrike do të ulet vit pas viti, dhe deri në vitin 2023 ato do të kushtojnë mesatarisht $101 për çdo kw/orw fuqi.

Kjo do të thotë se edhe çmimi i tyre i përgjithshëm do të bjerë, pasi pjesa e tyre më e kushtueshme është vetë bateria.

Raporti shton se kompleti i baterisë litium-ion kushtonte të paktën $1,100 për kilovat/orë në vitin 2010. Por tashmë çmimi i tyre ka rënë me rreth 89% pasi aktualisht ato kushtojnë $137/kW/orw, sipas të dhënave të sivjetshme.

Kërkuesit parashikojnë se në vitin 2023 çmimi mesatar i kompletit të baterisë do të jetë $101 pwr kw/orw duke argumentuar se “rreth kësaj pike të çmimit prodhuesit do të jenë në gjendje të shesin masivisht mjetet e tyre elektrike, siç ndodh aktualisht me automjetet me djegie të brendshme.”

Ata thonë se rënia e çmimeve vjen prej “rritjes së shitjeve dhe porosive, si dhe prej dizajnit të modernizuar të baterive”. Teknologjitë e reja po ulin kostot e prodhimit dhe së shpejti pritet prodhimi i baterive me lëndë solide, përkundër atyre të lëngjshme.

“Nëse prodhohen në nivel industrial bateritë me lëndë solide, ato mund të kushtojnë 60 përqind më lirë se ato litium-ion,” thuhet në raport.

Deri në vitin 2030 raporti thotë se abteritë do të prodhohen me një çmim mesatar prej $58 për kW/orë.

James Frith, drejtuese e agjencisë energjitike BloombergNEF: “Është një arritje historike të shohësh rënie të tillë të çmimeve. Analizat tona tregojnë se edhe me rritje të pritura të cmimit te lëndëve bazë, kjo do të ndikonte shumë pak në uljen e çmimeve. Prodhuesit kryesorë të baterive po ngrihen gjithnjë e më shumë në zinxhirin e vlerave, duke investuar në teknologjinë e prodhimit të katodave dhe në minierat”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303