fbpx

Studimi i ri: Ky grup gjaku ka një rrezik më të ulët të prekjes nga COVID-19

covid-2.png

Një studim i ri ka përforcuar provat se njerëzit me grupin e gjakut “0” mund të kenë një rrezik më të ulët të infeksionit Covid-19 dhe janë më pak të ekspozuar për komplikacione të rënda.

Dy studime të botuara në revistën Blood Advances sugjerojnë që individët me grup gjaku “0” mund të jenë më pak të prekshëm nga infeksioni Covid-19.

Për gjetjet, ekipi hulumtues krahasoi të dhënat e regjistrit shëndetësor danez nga më shumë se 473,000 individë të testuar për Covid-19.

Në mesin e pozitivëve me Covid-19, ata gjetën më pak njerëz me grup gjaku “0” dhe më shumë  të grupeve “A”, “B” dhe “AB”.

Rezultatet e studimit sugjerojnë se njerëzit me lloje të gjakut “A”, “B” ose “AB” mund të kenë më shumë gjasa të infektohen me Covid-19 sesa ata me tipin ‘0’.

Studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim të rëndësishëm në shkallën e infeksionit midis llojeve “A”, “B” dhe “AB”, përcjell abcnews.al.

Gjetjet gjithashtu treguan se grupet e gjakut “A”dhe “AB” shoqëroheshin me një rrezik në rritje të rezultateve të rënda klinike të infeksionit Covid-19.

Personat me grupe gjaku “A” ose “AB” duket se shfaqin ashpërsi më të madhe të sëmundjes Covid-19 sesa njerëzit me grupe gjaku ‘0’ ose ‘B’, sipas një studimi të veçantë retrospektiv.

Studiuesit zbuluan se pacientët me grupe gjaku “A” ose “AB” kishin më shumë gjasa të kërkonin oksigjen, duke sugjeruar që ata kishin norma më të mëdha të dëmtimit të mushkërive nga Covid-19.

Ata gjithashtu gjetën më shumë pacientë me grupin e gjakut “A” dhe “AB” që patën nevojë për dializë pas dëmtimit të rëndë të veshkave.

Më herët, një studim tjetër i botuar në revistën Sëmundjet Infektive Klinike doli në përfundimin se njerëzit me grupin e gjakut “A” mund të jenë më të prirur ndaj infeksionit Covid-19 ndërsa ata me grup gjaku “0”, të cilët kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga virusi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303