Sipas një raporti, Covid-19 mund të shkaktojë deri në 80 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara.
“Ne vlerësojmë se numri total i atyre që mund të humbin jetën gjatë 4 muajve në vazhdim mund të jetë rreth 81000. Madje edhe më shumë, në varësi të rrethanave”, tha Chris Murray, nga Universiteti i Uashingtonit.
Sipas studimit, 2300 pacientë mund të vdesin çdo ditë duke filluar nga prilli.
Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të prekur më rëndë, Nju Jorkut, tha të enjten se izolimi në shtëpi mund të mos ketë qenë qasja më e mirë ndaj virusit. Karantinimi i të moshuarve me të rinjtë, me shumë gjasë nuk është një strategji efikase.

