fbpx

Studimi/ Pas 11 ditësh nuk ke rrezik ta transmetosh Covid-19

itali-koronavirusi-697x450-1.jpg

Koronavirusi ka humbur aftësinë e tij të infektimit por vijon ende të jetë rrezik për njerëzimin. Shkencëtarët vijojnë me studimet për të zbuluar sa më shumë të reja lidhur me pandeminë që ka gjunjëzuar botën.

Sipas një studimi me bazë në Singapor, pacientët me Covid-19 nuk janë më infektues pas 11 ditësh edhe pse mund të rezultojnë sërish pozitivë.

Një test pozitiv nuk është i barabartë me aftësinë e infektivitetit dhe ajo ulët çdo ditë që kalon në trupin e njerit. Studimi është bazuar në 73 pacientë të ndryshëm.

Rezultatet më të fundit mund të sjellin ndryshime për  rregulloren e daljes së pacientëve nga spitalet e qëndrat shëndetësore. Kjo pasi rregullorja aktuale thotë se pacientët me COVID-19 mund ta lënë spitalin pasi të kenë testuar negativ e jo pas 11 ditësh.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303