fbpx

STUDIMI/ Ushqim i rrezikshëm për zemrën, 150 gram mjaftojnë për të…

MISHI.jpg

Një studim global nga shkencëtarët në Universitetin McMaster zbuloi një lidhje midis ngrënies së mishit të përpunuar dhe rreziku të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.Sipas botimit në Revistën Amerikane të Ushqimit Klinik , informacioni vjen nga dieta dhe rezultatet shëndetësore të 134,297  personave nga 21 vende në pesë kontinente, të cilët u ndoqën nga studiuesit për të dhënat mbi konsumin e mishit dhe sëmundjet kardiovaskulare.Pas gjurmimit të pjesëmarrësve për gati një dekadë, studiuesit zbuluan se konsumimi i më shumë se 150 gram mish të përpunuar në javë shoqërohej me një rrezik 46% më të lartë të sëmundjes kardiovaskulare dhe një rrezik 51% më të lartë të vdekjes krahasuar me ata që nuk hanin mish të përpunuar.Sidoqoftë, studiuesit zbuluan se konsumi i moderuar i mishit të papërpunuar kishte një efekt neutral në shëndet.

“Provat për një lidhje midis marrjes së mishit dhe sëmundjes kardiovaskulare janë të paqarta, kështu që ne donim të kuptonim më mirë korrelacionet midis konsumit të mishit të kuq të papërpunuar , shpendëve dhe mishit të përpunuar me sëmundje të rëndë kardiovaskulare dhe vdekshmërisë. ” Romaina Iqbal, autorja e parë e studim dhe pedagoge asociuar në Universitetin Aga Khan, Pakistan.

“Të gjitha të dhënat e disponueshme sugjerojnë që konsumimi i sasive të moderuara të mishit të papërpunuar si pjesë e një modeli të shëndetshëm të të ngrënit nuk është  e dëmshme”, tha Mahshid Dehghan, një studiues në Institutin Mcaster për Kërkime të Shëndetit Publik (PHRI).

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303