Studimi: Vaksina e Pfizer 85% efektive pas një doze

Screenshot_4-10.jpg

Vaksina e koronavirusit të Pfizer / BioNTech ka rezultuar 85%  efektive pas dozës së parë, sipas një studimi izraelit që forcon edhe më tepër vendimin e Britanisë për të shtyrë dozën e dytë.

Britania e Madhe mori kritika të shumta në janar kur vendosi të shtynte dozën e dytë nga tre javë në tre muaj. Por studimi i fundit mbi 9,000 punonjës të kujdesit shëndetësor, botuar në The Lancet, zbuloi se një dozë e vetme kishte ulur numrin e personave të infektuar me Covid  me 85 përqind pas tre javësh.

Studimi nga Sheba Medical Center, një nga spitalet kryesore kërkimore të Izraelit, raportoi një rënie prej 75 përqind të numrit të njerëzve që rezultuan pozitivë me Covid-19, duke sugjeruar që vetëm një dozë ndihmon në mos-infektimin me Covid.

Studiuesi kryesor, Arnon Afek, zëvendës drejtor i përgjithshëm në Sheba, tha: ‘Ky hulumtim mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar inokulimin e qytetarëve të saj me një dozë të vetme të vaksinës.’

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303