Studiuesit gjejnë shkakun e zjarreve në Australi

Sipas studiuesve nuk ka dyshim se ndryshimi i klimës është shkaku kryesor i zjarreve në Australi dhe se ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e zjarreve në të gjithë botën.

Megjithatë, qeveria australiane këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje mes ndryshimit të klimës dhe zjarreve, që kanë vrarë të paktën 28 njerëz, shkatërruar 2000 shtëpi dhe 11,2 milion hektarë tokë.

Por një përmbledhje e 57 studimeve shkencore nga një ekip i akademikëve britanikë arriti në përfundimin se ngrohja globale po çon në temperatura të ulëta në të gjithë botën, që krijon kushte që zjarret të vazhdojnë.

”Nuk ka dyshim për lidhjen midis klimës dhe rrezikut nga zjarri”, tha Iain Colin Prentince, një nga autorët shqyrtues dhe drejtori i Qendrës Leverhulme për zjarre, mjedis dhe shoqëri në Imperial College Londër.

Qeveria e Australisë përballet me kritika për mohimin e faktit se zjarret shkatërruese janë të lidhura me ngrohjen globale.

Kryeministri Scott Morrison dhe ministri i tij për uljen e emetimeve, Angus Taylor thonë se Australia nuk ka nevojë të shkurtojë emetimet e karbonit në mënyrë më agresive për të kufizuar ngrohjen globale, duke theksuar se ka mposhtur objektivat e saj të zvogëlimit të emetimeve për vitin 2020.

Studimet e realizuara, përfshijnë analizat globale të zjarreve, si dhe hulumtimet që përqendrohen në vendet si Australinë, SHBA-në, Greqinë dhe Kanada.