Studiuesit: Ngrënia e një hot-dogu ju shkurton 36 minuta nga jeta

Screenshot_3-23.jpg

“Studiuesit nga Universiteti i Miçiganit kanë vlerësuar se ngrënia e një ‘hot-dogu’ mund të marrë 36 minuta nga jeta juaj. Në një studim të botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit rishikuan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minutat e jetës së shëndetshme që fituan ose humbën.

“Ne donim të bënim një vlerësim shëndetësor të efekteve të dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në ushqyerjen e përgjithshme”, ka deklaruar Olivier Jolliet për CNN, profesor i shëndetit mjedisor në Universitet dhe autor i lartë i punimit.

“Një nga ushqimet që studiuesit matën ishte një ‘hot dog’ standard. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme, por kur merren parasysh përbërës të tillë si natriumi dhe acidet trans-yndyrore, vlera përfundimtare është se humbte 36 minuta”, ka shpjeguar Jolliet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303