Stuhi bore në New York, humbin jetën 8 persona

snow-in-new-york.jpg

Një stuhi bore në Nju Jork u ka marrë jetën të paktën 8 personave, e ka lënë pa energji elektrike rreth 400 mijë të tjerë.

Në aeroportet e Nju Jorkut janë anuluar thuajse 2.000 fluturime; trafiku është përfshirë nga kaosi dhe ekspertët flasin për reshjet më të mëdha të borës në 80 vite.

Viktimat e regjistruara si pasojë e motit të keq, kryesisht kanë humbur jetën në aksidente ajrore.

Prej thuajse 3 vitesh, Shtetet e Bashkuara nuk shikonin kaq shumë borë në nëntor. Kjo, sipas ekspertëve, është vetëm bora e parë e një sezoni të acartë, që pritet të vijojë gjatë dhjetorit dhe janarit, pavarësisht se shkurti pritet të jetë më i ashpri dhe më i ftohti i muajve të dimrit.

Stuhia e borës bllokoi gjithashtu nxënësit e një shkolle në West Orange. Ata u detyruan ta kalonin natën në ambientet e shkollës pasi mjetet e transportit të shkollës e kishin të pamundur të lëviznin për shkak të rrugëve të bllokuara.

Moti i keq pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

scroll to top