fbpx

Stuhi dhe pemë të thyera, bllokohet Llogaraja, reagon policia

blloko.jpg

Aksi rrugor në Llogora është i bllokuar si pasojë e motit të keq. Policia e Vlorës njofton se ky aks rrugor është i pakalueshëm.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera”, thuhet në një njoftim të Policisë së Vlorës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303