Stuhi në SHBA, disa të vdekur nga uraganet në Misuri

Të paktën shtatë persona mendohet të kenë humbur jetën nga uraganet që përfshinë zonën perëndimore të SHBA-së, thonë zyrtarët lokalë.

Tre viktima u konfirmuan në qytetin e Misurit.

Dy të tjerë u vranë në Misuri më parë gjatë javës, së bashku me një në Oklahoma dhe një tjetër në Iowa.

Një uragan goditi gjithashtu kryeqytetin e Misurit, Jefferson City, duke sjellë shi, breshër, era dhe vetëtima.

Më parë, Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA lëshoi një paralajmërim për stuhi të rënda në rajon. Sipas këtij shërbimi, të paktën 29 tornado ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja./real-news.tv/