Stuhi shiu, përmbytje dhe erë e fortë në jug të vendit

Shqiperi_Permbytjet_1.jpg

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës vendin tonë ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit.

Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshërit.

Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit.Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit. Reshjet e shiut nisën rreth orës 22:00 të darkës.

Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në  Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303