Stuhi të fuqishme dhe tornado në jug të SHBA

Stuhi të fuqishme dhe tornado kanë përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti Teksasin, ku dy fëmijë humbën jetën dhe shumë shtëpi u dëmtuan.

Autoritetet në qytetin Franklin, në pjesën qendrore të Teksasit njoftojnë për dëme materiale në komunitetet e zonës të goditura nga tre tornado me shpejtësi e re prej 225 km/orë.

Sipas mediave amerikane të paktën 5 persona raportohen të kenë humbur jetën gjatë fundjavës. Një 95-vjeçar në Misssippi, i identifikuar si Roy Ratliff humbi jetën të dielën kur një pemë e shkulur nga era e fortë ra në shtëpinë e tij.

Ekipet e ndihmave kanë shkuar në zonë për të ndihmuar banorët dhe për të analizuar dëmet. Dy banorë janë lënduar në këtë qytet dhe po marrin mjekim në spital./real-news.tv/