Stuhia Dennis/ Përmbytje në disa zona të Britanisë

Stuhia Dennis  ka përfshirë Birtaninë e Madhe prej disa ditësh. Incidente të mëdha janë shënuar në një pjesë të Britanisë së Madhe. Dhjetëra shtëpi janë përmbytur ndërsa, dëshmitë e banorëve tregojnë se stuhia në mbrëmje kishte goditur si një tornado.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje, janë lëshuar në të gjithë Anglinë. Gjithashtu për shkak të shirave të vazhdueshëm, është lëshuar paralajmërimi i rrezikut për jetën.

Energjia është ndërprerë në shumë zona, po kështu janë anuluar 170 fluturime duke lënë të paktën 25.000 udhëtarë në pritje.