fbpx

Stuhia Krosa drejt Japonisë

krosa-905x395.jpg

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë disa pjesë në perëndim të Japonisë të enjten, teksa stuhia Krosa i është afruar kësaj zone, çka ka rezultuar me anulim të qindra fluturimeve dhe udhëtimeve me tren.

Autoritetet kanë paralajmëruar se rënia e shiut në disa zona mund të kalojë 1,000 milimetra brenda 24 orëve.

Stuhia Krosa, pritet të shkaktojë erëra deri në 108 kilometra në orë, kur të arrijë në zonën e Hiroshimas, ka thënë Agjencia japoneze e Meteorologjisë.

Më shumë se gjysmë milioni personave u është kërkuar që të evakuohen.

Marrja e këtyre masave është konsideruar e domosdoshme pasi më shumë se 200 persona knë vdekur si pasojë e shiut të pandërprerë dhe vërshimeve që kanë ndodhur në perëndim të Japonisë një vit më parë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303