fbpx

Stuhia ‘mbërthen’ vendin tonë, si është situata në këto akse? Ja sa arrin trashësia e dëborës

moti-bore.jpg

Vendi ynë është mbërthyer ditët e fundit nga i ftohti polar. Ulja e madhe e temperaturave dhe reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse në veri të vendit. Burime nga Emergjencat Civile bëjnë me dije se në qarkun e Kukësit temperaturat kanë shkuar në -11 gradë, ndërkohë që trashëis e dëborës në 35cm.

Për pasojë janë shfaqur probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse, të detajuara si më poshtë:

Aksin Urë Çereneci-Klenjë,  trashësia e dëborës ka shkuar në 35 cm, ku pjesa e dytë (Ostren-Klenje) është e kalueshme me zinxhirë.

Aksi Trebisht-Doganë, trashësia e borës 25 cm, kalimi me zinxhirë

Aksi Kuben-Vasije, trashësia borës 30 cm, kalimi pa zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Qaf Draje, trashësia e borës 5-10 cm, kalimi pa zinxhirë.

Aksi Qaf Bualli-Krastë, trashësia e borës 5-10 cm, kalimi pa zinxhirë.

Ndërkohë që bëhet me disje se  akset e tjera nuk shfaqin probleme.

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 22.01.2022 është si më poshtë:

Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre. Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme.

Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku

Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303