fbpx

Suedi, protesta për Peter Handke, Christina Doctare dorëzon Nobel-in për shkak të austriakut

1576048108_AP19344603569136handkenobel1576013653.jpg

Disa dhjetra protestues sfiduan temperaturat e ulëta në Suedi për të shprehur zemërimin dhe kundërshtimin e tyre për dhënien e Çmimit Nobel për Letërsinë shkrimtarit Peter Handke, i anatemuar për shkak të mbështetjes së tij për Slobodan Milosheviç.

E ndërsa fituesit mbërrinin në vendin ku do të mbahej ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimeve, dhjetëra protestues kishin dalë në anë të rrugës dhe mbanin pankarta kundër shkrimtarit Handke.

Zgjedhje e Handke nga Akademia Suedeze ka përhapur kritika në mbarë botën për shkak se novelisti austriak ka përkrahur luftën e ish liderit serb në ish Jugosllavi.

Christina Doctare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1988, tha se ajo hiqte dorë nga çmimi që kishte fituar rreth 30 vite më parë duke shprehur kundërshtimin e saj të fortë për dhënien e Çmimit shkrimtarit austriak Peter Handke.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Nobel në Letërsi u bojkotua dhe nga ambasadorët e Shqipërisë, Bosnjes, Kroacisë, Kosovë dhe Turqisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303