fbpx

Suksesi te konferenca e donatorëve/ “Bravo Ramës si lypës, ta shohim si kryeministër …”

84764944_675894566481419_5764573589451783718_n.jpg

Duke komentuar grantet dhe kreditë e buta prej, 1.15 miliard eurosh, që u mblodhën për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, analisti Andi bejtja thotë se kryeministri Rama demonstroi më së mirë aftësinë e tij për të lypur. Bejtja tha se tashmë që mori fondet duke lypur dhe bërë si viktimë, Rama duhet të tregojë aftësitë si kryeministër.

‘Është tjetër të kesh aftësi në të lypur, Rama e ka këtë aftësi kur bën rolin e viktimës dhe është tjetër gjë aftësia që pasi ke marrë lajmin për lekët ti thithësh këto lekë. Nuk është problemi që mbi 70% janë kredi dhe 30% donacione, por të thithësh ato lekë duhet të çosh projekte dhe Shqipëria fatkeqësisht e ka treguar edhe në raport me Serbinë dhe shteteve të tjera në Ballkan se nuk ka aftësi të bëjë projekte të mëdha dhe të thithë lekë përmes këtyre propjekteve. Por në këtë rast i them Ramës bravo si lypës, nuk e di si do jetë si kryeministër për ti thithur këto fonde’, u shpreh Andi Bejtja në “Oranews”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303