fbpx

Sulm çnjerëzor /Të shtëna më armë në një shkollë …

7f64f0a5-b76b-4433-b86c-094dfc325672.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Rusi, kur të paktën 9 persona kanë humbur jetën.  Ngjarja ka ndodhur në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit,  ka raportuar agjencia e lajmeve e Moskës TASS, duke cituar një burim në shërbimet e urgjencës.Një zyrtar u tha gazetarëve se “nëntë persona janë vrarë, duke përfshirë tetë fëmijë dhe një mësues. 10 persona janë plagosur, dhe katër prej tyre janë shtruar në spital”.Kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se është i tronditur nga ngjarja e rëndë duke e cilësuar  çnjerëzor.“Fillimisht dua t’u shpreh ngushëllime familjareve dhe miqve të personave që humbën jetën sot në Kazan.” “Kjo është një ngjarje  çnjerëzore dhe mizore”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303