Sulm i armatosur në stadium, ka të plagosur

shba-2-1.jpg

Një sulm me armë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli amerikan mes dy shkollave të mesme në Alabama të SHBA-ve.

Raportohet se nga sulmi u plagosën 10 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Sipas medieve amerikane, të shtëna armësh janë dëgjuar gjatë ndeshjes së futbollit të luajtur mes shkollave të mesme Leflore dhe Williamson në stadiumin Ladd-Peebles.

Në këtë sulm janë plagosur 10 të rinj mes moshës 15-18 vjeç nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Shefi i policisë, Lawrence Battiste, ka bërë të ditur se të rinjtë, grindjet e tyre në lagje duke i sjellë në aktivitete të hapura publike kanë vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë.

Policia njoftoi se janë arrestuar dy persona në lidhje me ngjarjen.

scroll to top