18.5 C
Tirana
E martë, 21 Maj, 2024

TË FUNDIT

Sulm me armë në bazën e marinës amerikane, të paktën dy të vdekur

spot_img

Një sulm me armë ka ndodhur në bazën e Marinës amerikane në Florida herët në mëngjes.

Këto të shtëna lanë të vdekur dy persona dhe disa të tjerë të plagosur para se personi me armë të vritej nga oficerët. Pak para orës 8 të mëngjesit, zyra e sherifit njoftoi se personi me armë në dorë ishte vrarë nga policët.

Marina amerikane ka shkruar në Twitter se dy njerëz kanë mbetur të vdekur si rezultat i të shtënave.

Pesë persona u dërguan në kujdesin shëndetësor Baptist në Pensacola, tha zëdhënësi i spitalit Kathy Bowers. Dy prej të lënduarve ishin në gjendje kritike, raportoi Pensacola News Journal.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat