Sulm me thikë në Kinë, plagosen 14 fëmijë në një kopsht

Të paktën 14 fëmijë janë plagosur në një sulm me thikë në një kopsht në Chongqing, në jug-perëndim të Kinës.

Policia raportoi se një grua 39-vjeçare që mbante një thikë kuzhine hyri në ambientet e kopshtit pasi fëmijët kishin mbaruar stërvitjen e mëngjesit dhe po hynin në klasat e tyre.

Gruaja është arrestuar menjëherë në vendngjarje dhe fëmijët u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Motivi për sulmin është ende i paqartë, ndonëse burime jozyrtare thonë se gruaja kishte një ankesë kundër qeverisë.

Video që qarkullon në mediat sociale tregon fëmijët e plagosur , disa prej tyre duket se kanë marrë plagë me thikë në fytyrat e tyre.

Kina është përballur me një varg sulmesh me thikë në shkolla dhe kopshte në vitet e fundit, të cilat zakonisht janë kryer nga njerëz që kërkojnë hakmarrje kundër zyrtarëve apo individëve, ose që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Lër një koment