Sulm në konsullatën kineze në Pakistan, humbin jetën 4 persona

karachi_attack_4_pa.jpg

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën katër persona në një sulm në konsullatën kineze në qytetin port të Pakistanit, Karaçi.

Të shtëna më armë u dëgjuan në rreth 09:30 jashtë konsullatës në zonën e Clifton, ku policia vrau tre sulmues.

Militantët separatistë që kundërshtojnë projektet e investimeve kineze në Pakistanin perëndimor kanë marrë përsipër sulmin.

Tre persona të armatosur u përpoqën të hyjnë në konsullatë por u ndaluan nga rojet në një pikë kontrolli, thanë njoftimet. Dy nga personat e vrarë në sulm ishin oficerë policie. Dëshmitarët raportuan se po panë një shpërthim, dhe kanalet televizive lokale transmetuan imazhe të një tymi. Ekziston një prani e rëndë e policisë në zonën e cila është izoluar.

Në një tjetër incident të premten, të paktën 30 vetë u vranë në një sulm me bombë në Pakistanin verilindor.

 

scroll to top