Sulm në një bar, vriten 13 persona mes tyre një fëmijë

Disa persona të armatosur vranë 13 vetë në një bar dhe plagosën katër të tjerë  në qytetin e Minatitlan të Meksikës, thanë autoritetet të premten duke e përshkruar si vrasjet më të këqija që goditën Meksikën që kur presidenti Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën.

Sulmuesit e paidentifikuar hapën zjarr në lokalin që shkuan për të kërkuar një person, tha një zëdhënës i qeverisë së Veracruz.

Shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vdiqën nga të shtënat, ndërsa katër të tjerë u plagosën, tha qeveria e shtetit në një deklaratë.

Motivi për vrasjet ishte i paqartë, ndërkaq sulmi u zhvillua gjatë një festimi familjar.

Njeriu që kishin kërkuar personat e armatosur ishte identifikuar si pronari i një bari në qytet.

Ende nuk dihet nëse burri kishte në pronësi barin ku ndodhi sulmi, as nëse ai ishte i pranishëm në atë kohë.

Hugo Gutierrez, kreu i sigurisë publike në shtet, tha në Twitter se ka nisur një operacion për të kapur personat përgjegjës për vrasjet./real-news.tv/