fbpx

Sulm në paradën ushtarake, 32 të vdekur

attack-in-yemen.jpg

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi mbi paradën ushtarake në Aden të Jemenit.

Lajmin e kanë konfirmuar burime të sigurisë dhe mjekësisë, shkruan Reuters.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm vdekjeprurës. Mirëpo kujtojmë se për disa sulme të mëhershme të kryera në qytetin Aden, përgjegjësinë e kishte marrë grupi  “Yemen’s Houthi”.

Shpërthimi ndodhi pas stendës ku po zhvillohej ceremonia në kampin ushtarak Al Jalaa në rrethin Buraiqa në Aden,” tha një dëshmitar për Reuters. “Një grup ushtarësh po qanin mbi një trup që besohej se ishte i komandantit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303