fbpx

Sulm në SHBA, një i vrarë e tre të plagosur në një sinagogë

shooting.jpg

Një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në Kaliforni të shtunën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur tre persona të tjerë, tha policia.

Një 19-vjeçar i quajtur John Earnest u arrestua pas sulmit, në Poway, në veri të qytetit të San Diego.

Në Poway të Kalifornisë hebrenjtë ishin mbledhur në sinagogë për të marrë pjesë në shërbesën fetare të Pashkëve.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e konsideroi sulmin si “një krim të urrejtjes”.

Sulmi vjen pikërisht gjashtë muaj pas të shtënave në Pittsburgh në tetor 2018, ku u vranë 11 persona, i cili mendohet të jetë sulmi më i keq në historinë e kohëve të fundit në SHBA./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303