Sulm në xhami, të paktën 63 të vdekur e mbi 100 të plagosur

Të paktën 63 afganë kanë vdekur ditën e sotme dhe 100 të tjerë janë plagosur pas një serie shpërthimesh në lindje të vendit.

Zyrtarët lokalë raportojnë se u dëgjuan një disa shpërthimesh të fuqishme bombash në një xhami në distriktin Haska Menas.

“Numri i viktimave mund të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë të nxjerrin trupa nga rrënojat”, tha Sohrab Qaderi, anëtar i Këshillit provincial.

“Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë”, tha Zahir Adil, zëdhënës i Departamentit Publik Shëndetësor në Nangarhar.

Shpërthimet ndodhën gjatë faljes së Xhumasë.

Deri tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër autorësinë për këto vrasje makabre.

Në vetëm një muaj në Afganistan kanë vdekur plot 1174 veta dhe janë plagosur 3139 të tjerë. Rajoni i Jalalabadit është zona më e rrezikshme për sa i përket sulmeve terroriste.