Sulm terrorist në Melburn

Melbourne.jpg

Personi i cili i vuri flakën një makine dhe goditi me thikë tre persona në qytetin australian të Melburnit ka humbur jetën në spital pasi u qëllua nga policia.

Autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist, por gjithashtu njoftuan se tashmë nuk ka asnjë rrezik.

“Ne nuk besojmë se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm në këtë fazë, por sigurisht po e trajtojmë atë si një incident terrorizmi”, tha shefi i policisë së Viktorias.

Sulmuesi, 31 vjeç, u qëllua pasi u përball dhe sulmoi oficerët e policisë në një rrugë të populluar të qytetit, thanë autoritetet. Ai u arrestua në gjendje kritike.

Gjithashtu, një person humbi jetën nga sulmi ndërsa dy të mbijetuarit janë në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Emri i sulmuesit nuk është bërë i ditur nga policia e Melburnit.

Sipas policisë, personi që kreu sulmin ishte me origjinë somaleze dhe ishte një  person i njohur si për policinë vendore dhe për inteligjencën federale.

Fillimisht, policia u njoftua për një makinë në flakë në afërsi të rrugës “Bourke”, por kur oficerët mbërritën, u gjendën përballë një personi me thikë në duar që i kërcënonte.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303