Sulm terrorist në Pakistan, 6 të vdekur

Një sulm ka ndodhur në Pakistan, ku kanë mbetur të vrarë 6 persona. Ngjarja ka ndodhur në një pikë kontrolli në jugperëndim të shtetit.

Mësohet se terroristët kanë ndaluar në pikën e kontrollit dhe kanë sulmuar, ku kanë lënë të vdekur 6 pjesëtarë të sigurimit.

Pika e kontrollit ndodhet në një provincë të quajtur ‘Balochistan’ që shumë herë është sulmuar nga grupe terroriste, ekzaktësisht për gjashtë dekada me radhë.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të hetuar ngjarjen si dhe për të identifikuar autorët./real-news.tv