fbpx

Sulmet ndaj gazetarëve, reagon fort Yuri Kim

kim-1.jpg

Në lidhje me sulmet e fundit ndaj gazetarëve ka pasur një reagim nga Ambasada e SHBA-ve. Ambasadorja Kim është shprehur edhe më herët se SHBA është në mbështetje të rolit të gazetarëve.

Sipas saj, gazetarët nuk duhet të kërcënohen, apo të sulmohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet.

“SHBA mbështesin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ata janë burim i llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet”, thotë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303