fbpx

Sulmet ndaj naftës saudite: Irani dënon ‘mashtrimin’ e SHBA

sulmi-ne-arabi.jpg

Irani ka akuzuar SHBA për “mashtrim” pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Teherani ishte pas sulmeve në dy rafineritë e naftë saudite.

Pompeo hodhi poshtë pretendimet e rebelëve Houthi të mbështetur nga nga Jemeni se ata kishin kryer sulmet.

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha se “fajësimi i Iranit nuk do t’i japë fund katastrofës” në Jemen.

Arabia Saudite tha se sulmet e së shtunës kishin përgjysmuar prodhimin e saj të naftës së papërpunuar në 5.7 milion fuçi në ditë.

Të gjithë sytë do të jenë në tregjet kur të rihapen të hënën, me ekspertët që presin një rritje të konsiderueshme të çmimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303