fbpx

Sulmet në aeroportin e Kabulit, Pentagoni: Kërcënimi mbetet ende aktiv

Screenshot_12-8.jpg

Kërcënimi mbetet ende real. Është aktiv dhe në shumicën e rasteve mbetet ende specifik”. Kështu është shprehur sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby kur u pyet nëse ka të ngjarë që Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul të sulmohet sërish.“Po e marrim situatën shumë seriozisht dhe do t’i shkojmë deri në fund,” tha Kirby.Deklaratat e Pentagonit vijnë pasi SHBA kreu një sulm me dron në një automjet që ishte nisur drejt aeroportit të Kabulit të dielën.“Ne po veprojmë nën supozimin se duhet të jemi të përgatitur për kërcënimet e mundshme në të ardhmen,” tha Kirby.“Dhe siç e detajoi gjenerali për ju në deklaratën e tij të hapjes, në fakt, pasi kryem sulmin ajror pati sulme me raketa, sulme indirekte raketash në aeroport.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303