Sulmet në Arabinë Saudite/ Pompeo: Ne dëshirojmë një zgjidhje paqësore

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara po krijojnë një koalicion për të penguar Iranin pas një sulmi në objektet e naftës të Arabisë Saudite, por shtoi se SHBA dëshiron një zgjidhje paqësore.

“Ne ende po përpiqemi të ndërtojmë një koalicion si një akt diplomacie, ndërsa ministri i jashtëm i Iranit po kërcënon të gjithë me luftë dhe se do të luftojë deri në amerikanin e fundit. Ne jemi këtu për të krijuar një koalicion që synon arritjen e paqes,” u tha Pompeo gazetarëve pas takimit të princit të kurorës së Abu Dhabi Shejh Mohamed bin Zayed./real-news.tv/