fbpx

Sulmi me thikë në xhami, KMSH: Besimtarët u goditën në ditë Ramazani, të zbardhet ngjarja

Screenshot_10-11.jpg

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka reaguar pas sulmit me thikë në xhaminë “Dine Hoxha” mesditën e sotme në Tiranë nga një person që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Spahiu kërkon zbardhjen e ngjarjes.“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli,  dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.Përsoni është në duart e forcave të rendit.Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani” deklaron Spahiu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303