Sulmi ndaj anëtarit të komunitetit të LGBTIQ, reagon ambasada gjermane, bën thirrjen urgjente

ambasa.jpg

Ambasada e Gjermanisë në vendin tone ka dalë me një reagim lidhur me sulmin ndaj një personi të komunitetit të LGBTIQ ku bën thirrje për zbardhen sa më parë të ngjarjes.

Në reagim, thuhet se ambasada kundërshton çdo formë të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ.

“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303