Sulmi në Gjermani/ 5 shtetas turq mes të vrarëve, Erdogan kërkon zbardhjen e ngjarjes

Ambasada turke në Berlin raportoi se 5 prej viktimave të masakrës së ndodhur ditën e sotme në Gjermani ishin shtetas turq.

Lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme ka reaguar edhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

“Unë besoj se autoritetet gjermane do të përpiqen të zbardhin të gjitha shkaqet e sulmit”, tha Erdogan.

Ndërkohë presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë në Hanau ditën e enjte.

Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare në Hanau, ku u vranë nëntë persona, para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten.