Sulmi në New Jersey kishte shënjestër një dyqan hebrenjsh

Policia në New Jersey tha se një dyqani hebrenjve ka qenë shënjestra e sulmit të armatosur që la gjashtë persona të vrarë, përfshirë dy sulmuesit.

Ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht motivet e incidentit që ndodhi më 10 dhjetor, por kryetari i qytetit, Steven Fulop, tha se “urrejtja dhe anti-semitizmi” nuk kanë vend në këtë qytet.

Përleshja filloi kur të dyshuarit vranë një polic, pastaj përmes një fugoni të marrë me qira shkuan në dyqan.

Videot e sigurisë treguan se ata sulmuan me armë dyqanin para se të futen brenda.

Sulmuesit u vranë brenda ndërtesës pas një bllokimi prej rreth katër orësh nga ana e policisë.

New York Times raportoi të mërkurën se njëri prej të dyshuarve kishte bërë postime antisemite dhe anti-policore në internet, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Identiteti i sulmuesve ende nuk është bërë publik.