fbpx

Sulmi që tronditi Austrinë, disa viktima dhe 6 skena krimi

2699.jpg

Policia vjeneze ka tashmë një kronologji paraprake të ngjarjes së sotme që tronditi qytetin, në atë që dyshohet të jetë sulm terrorist. Të shtënat filluan në orën 20:00 nga Seitenstettengasse. Sipas të dhënave duhet të ketë të paktën gjashtë skena të ndryshme krimi.

Të paktën deri tani janë konfirmuar disa viktima përfshirë një oficer policie. Policia gjithashtu konfirmoi se një autor u qëllua për vdekje.

Po ashtu autoritetet njoftuan se një pengmarrje është konfirmuar në një restorant.

Incidenti ka ndodhur afër sheshit Schwedenplatz, ndërsa flitet për 6 autorë. Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, ka thënë se sulmi i së hënës besohet se është terrorist.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se besojmë se kemi një sulm terrorist”, ka thënë ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të mos dalin nga shtëpia.

Oskar Deutsch, i cili është në krye në komunitetit të hebrenjve në Vjenë, ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ku gjendet sinagoga kryesore e qytetit, mirëpo ende nuk është e qartë nëse ky institucion ka qenë shënjestër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303