fbpx

Sulmi rus ndaj Ukrainës, vjen reagimi i parë i Angela Merkel

merk.jpg

Ish-kancelarja Angela Merkel ka reaguar për të parën herë për agresionin rus ndaj Ukrainës duke theksuar se nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjin ndërkombëtar. Merkel ka dënuar sulmin rus.

“Kjo luftë agresioni nga Rusia shënon një pikë kthese të gjerë në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Nuk ka asnjë justifikim për këtë shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, unë e dënoj atë në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet dhe solidariteti im janë me popullin ukrainas dhe qeverinë e udhëhequr nga presidenti (Volodymyr) Zelenskyy në këto orë dhe ditë të tmerrshme. Të gjitha përpjekjet e Qeverisë Federale, së bashku me Bashkimin Evropian, SHBA-të dhe partnerët e Gjermanisë në grupin G7 të vendeve kryesore ekonomike, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara  t’i japin fund kësaj lufte agresioni të Rusisë dhe Presidentit Putin sa më shpejt të jetë e mundur, keni mbështetjen time të plotë”., tha Merkel.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303